Google ADS

Aksident në Skenderaj

22:04 | 25 Nëntor 2018
Arbresh.info

Në një aksident zingjiror në Seknderaj, janë lënduar nëntë persona.

Në një aksident zingjiror në Skenderaj, ku janë përfshirë tre vetura, kanë mbetur të lënduar nëntë persona.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj.

“Në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj, në ora 19:00 ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar nëntë persona. Të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF-në në Seknderaj dhe më pas janë liruar”, ka deklaruar Zahiti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme