Bombardimet militante të Aleppo ishin rezultat i përpjekjeve të disa vendeve për të “lehtësuar” dërgimin e kimikateve te grupet terroriste, pretendon Damasku.
Siria tani ka kërkuar që OKB të veprojë kundër shteteve që mbështesin terrorizmin, transmeton portali arbresh.info
Sulmi që ka ndodhur gjatë ditës së sotme ka plagosur 46 persona, duke përfshirë edhe 8 fëmijë. Ata janë shfaqur me simptoma të gazit klorit.
Siria ka akuzuar opozitën për sulmin, e cila sipas tyre kishte përqëllim sulmin ndaj ushtrisë ruse, ndërsa opozita ka mohuar akuzat.
Bombardimet që kishin në shënjestër zonat e banimit të Aleppo të shtunën mbrëma besohet se janë nisur nga brenda zonës të de-shkallëzimit në Idlib, një zonë që kontrollohet nga ish-froni i Al-Nusra.
Sulmi ishte një përpjekje për të dëmtuar procesin e normalizimit të Sirisë, sipas zëdhënëses së ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova. Ajo shtoi se bombardimet e Aleppo duhet të dënohen nga komuniteti ndërkombëtar./arbresh.info/
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli