Google ADS

Forcat e Sigurisë së Kosovës jep detajet për rastin në Vushtrri

18:39 | 25 Nëntor 2018
Arbresh.info

Galip Rashica, 61 vjeçari nga fshati Studime e Ulët në komunën e Vushtrrisë ishte shpallur i zhdukur që nga dita e shtunë e javës së kaluar. Ndërsa sot ai është gjetur pa shenja jete.

Gjetja e tij është bërë nga Njësia e FSK-së për Kërkim-Shpëtim në Male.

 

Përmes një njoftimi për media nga FSK është theksuar se pas pesë ditë kërkime, në ora 9 të mëngjesit të sotëm është arritur të gjendet trupi i pa jetë i personit të zhdukur, i cili është dorëzuar tek Ekipi Mjekësor ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

 

“Nga data 20 nëntor, me  vendim të ministrit Rrustem Berisha dhe me urdhër të komandantit gjeneral Rrahman Rama, pas kërkesës së Policisë së Kosovës, 16 pjesëtarë dhe K9(qenë), të Kërkim Shpëtimit të FSK-së u angazhuan në operacionin e kërkimit për personin e zhdukur R.G., në Studime të Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.

 

Tutje, thuhet se operacioni i kërkimit  është udhëhequr nga Kompania e Task-Forcës së Kërkim –Shpëtimit  të FSK-së në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Vushtrrisë, Policinë e Kosovës dhe banorë  vullnetarë të fshatit Studime me rrethinë.

 

Ndërsa pas përfundimit të operacionit në Studime të Vushtrrisë , pjesëtarët e FSK janë kthyer në kazermë për të vazhduar me aktivitetet e njësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme