Google ADS

Radojiçiq thotë se nuk dorëzohet para policisë së Kosovës

18:26 | 25 Nëntor 2018
Arbresh.info

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq është i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Radojiçiq i cili është në kërkim nga ana e policisë së Kosovës, sot përmes një komunikate për media ka deklaruar se nuk është vrasës dhe nuk ka të bëj asgjë me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, ai ka publikuar një video ku shihen forcat e njësisë speciale ROSU gjatë aksionit për ta arrestuar, për të cilët thotë se kanë kërcënuar jetesën e serbëve në veri të Mitrovicës.

“Ata erdhën në banesën time ku unë jetoj me gruan dhe fëmijët e vegjël, të armatosur deri në dhëmbë dhe vetëm me një qëllim – për të më vrarë mua”.

Tutje, ai ka thënë se nuk do të dorëzohet pasi nuk dëshiron të përdoret si kukull nga ata që udhëheqin luftën kundër Serbisë.

Sipas tij, autoritetet e Kosovës duan ta heqin qafe për shkak se është një nga udhëheqësit politik serb që kundërshton ‘pushtimin e Mitrovicës veriore’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme