Gjashtë militantë të dyshuar të Al-Kaidës janë vrarë në një sulm me dron në qendër të Jemenit, njoftuan zyrtarët e sigurisë.
Sulmi me dron u bë ndaj një caku të dyshuar të Al-Kaidës në provincën al-Bayad, ku u vranë dy persona, që besohet se janë udhëheqës lokalë të grupit dhe katër militantë të tjerë, thanë zyrtarët, raporton Reuters.
Forcat e Shteteve të Bashkuara në vazhdimësi kanë kryer sulme ajrore me dron kundër degës së Al-Kaidës në Jemen, e njohur si Al-Kaida në Gadishullin Arabik.
Ky grup ka forcuar prezencën e saj në Jemen, duke shfrytëzuar luftën pothuajse katërvjeçare në mes të rebelëve Huthi dhe forcave të qeverisë së presidentit Abd-Rabbu Mansour.
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?