Sy të lodhur? Kujdesuni duke bërë këto ushtrime të thjeshta

08:30 | 25 Nëntor 2018
Arbresh.info

Nqs punoni për një kohë të gjatë përpara kompjuterit apo ju duhet ëmësoni për një provim të rëndësishëm, sytë tuaj vuajnë të gjithë pasojat e një ditë të lodhshme.

Është mirë të kujdeseni gjithmonë pasi mund të parandaloni sëmundjet që vijnë nga ato. Këto ushtrime të vogla do t;ju ndihmojë:

1. Mbani kapakët e syve me gishta Është dukuri normale në kohën e sotme të jeni të parregullt dhe që sytë shpesh t’ju lodhen. Prandaj, bëjeni këtë ushtrim dhe për vetëm një minutë do t’i pushoni muskujt e syve: Mbyllni sytë dhe vini nga një gisht në vendet ku kapakët bashkohen.Përsëriteni këtë proces 5 deri në 10 herë.

2. Kryqëzoni sytë : Merrni ndonjë objekt, për shembull lapsin, vendoseni në largësi të gjatësisë së dorës suaj, saktësisht midis syve dhe afrojeni ngadalë deri te hunda. Gjithë kohës fokusojeni lapsin. Pasi pothuajse të keni prekur hundën, sërish ngadalë largojeni deri në gjatësinë e dorës

3. Ndërrojeni fokusin : Me këtë ushtrim do të bëni që bebëzat e syve të zgjerohen dhe të mblidhen, gjë që ka efekte pozitive të shumëfishta për shikimin tuaj. Zgjidhni një objekt i cili është i larguar nga ju rreth 10 metra, edhe një objekt tjetër i cili është larg nga ju rreth 3 metra dhe shtrijeni gishtin e madh të dorës pra vetes në largësi të dorës. Ndërrojeni fokusin nga gishti juaj drejt objektit të largësisë prej 3 metrave, pastaj drejt atij në largësinë prej 10 metrave. Mbajeni fokusin për disa minuta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme