Familja mbretërore e Anglisë nuk është e përfshirë në vendime politike dhe anëtarët e zgjedhur të Parlamentit janë përgjegjës për të bërë legjislacionin.
Pas vdekjes së Princeshës Diana, monarkia e anglisë dukej sikur ishte në rrezik të shkatërrohej një herë përgjithmonë – dhe jo vetëm sepse shumë persona mendonin se pa Dianën ajo nuk kishtë më kuptim, por sepse kur Princesha Diana vdiq papritur në një aksident automobilistik në Paris në vitin 1997, britmat e zisë u përhapën në mbarë botën. Por në mes të gjithë kësaj tragjedia vetë familja mbretërore qëndroi në një heshtje të turbullt. Ndërsa njerëzit nga mbarë bota “përmbytën” Londrën për të kujtuar princeshën, Princi Çarls (ish-bashkëshorti i Dianës) dhe Mbretëresha Elizabeta II qëndronin në Kështjellën e Balmoralit, Skoci, me Princin Uilliam dhe Princin Harry të brengosur. Buckingham Palace menjëherë dha një deklaratë të shkurtër se Mbretëresha Elizabeta dhe Princi Filipi ishin “thellësisht të tronditur dhe të shqetësuar nga ky lajm i tmerrshëm”, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për publikun. Titujt kryesorë nga gazetat dhe revistat britanikë i bënë thirrje familjes mbretërore që nuk duhet të tregoheshin aq të ftohtë pas ngjarjes. “Tregoni nqs me të vërtetë ju ka interesuar Diana ndonjëherë”, ishte titulli i Express. “Ku është mbretëresha dhe ku është flamuri juaj tani”, shkruajti The sun. “Njerëzit tuaj po vuajnë. Bisedoni me ” ishte një prej titujve të the Mirror.
Princi Charles dhe çështja e tij me Camilla Parker Bowles u fajësuan kryesisht për largimin e Dianës nga jeta mbretërore dhe heshtja publike e të gjithë familjes së tij dukej të ishte një shuplakë në fytyrë ndaj “Princeshës së Popullit.” Vdekja e Dianës kishte çuar në një pikëllim masiv kombëtar, si kurrë më parë, Kishte një përplasje të fortë ndaj Çarls, Camillas dhe Mbretëreshës mbi ftohtësinë e tyre të perceptuar dhe reagimin e përmbajtur dhe fodull. Kjo ishte arsyeja kryesore pse në atë moment familja mbretërore nuk ishte aq e dashur nga populli dhe madje rrezikoi dhe të mos ekzistonte më.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...