1. Xhinxheri qetëson problemet me aparatin tretës
Komponimet fenolike të xhinxherit kanë treguar se ndihmojnë me problemet e traktit gastrointestinal. Duke marrë 1 deri në 2 gramë pluhur xhenxhefili para një vakti, ju përshpejtoni tretjen me 50%. Xhinxheri jo vetëm që nxit tretjen, por edhe eleminon fryrjen dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak .
Disa gllënjka uji të ngrohtë me pak xhenxhefil qetësojnë mukozën e zorrëve dhe lehtësojnë dhimbjet. Çaji xhenxhefil mund të ju ndihmojë të humbni peshë duke përshpejtuar sistemit tuaj të tretjes, gjithashtu djeg yndyrë dhe rrit metabolizmin tuaj.
2. Xhinxheri lehtëson ndjesinë e të përzierave
Pirja e çajit të xhenxhefilit apo edhe konsumimi i tij në formë të papërpunuar qetëson ndjesinë e të përzierave dhe të vjellave. Mjafton që një grua shtatzënë të marrë rreth 1,5 gram xhenxhefil që të mos ndjejë asnjë shqetësim në mëngjes. Nëse ndiheni keq kur udhëtoni, ju zë makina, ju merren mendtë uji me xhinxher ju vjen në ndihmë.
3. Xhinxheri mund të lehtësojë dhimbjen dhe redukton inflamimin
Një studim i kryer në Universitetin e Gjeorgjisë zbuloi se konsumimi i kësaj erëze redukton dhimbjet e muskujve me 25%. Xhinxheri mund të qetësojë gjithashtu dhimbjet menstruale gjatë periodave. Hulumtimet tregojnë se marrja e 1500mg xhenxhefil për tre ditë rresh përpara ciklit do të reduktojë ndjeshëm dhimbjet menstruale dhe simptomat e tjera.
4. Xhenxhefi mund të ulë nivelet kolesterolit dhe të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës
5 gramë pluhur xhenxhefili çdo ditë mund të ulin në mënyrë të konsiderueshme nivelet e kolesterolit në gjak. Kësisoj dhe rreziku për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare do të ulet ndjeshëm. Kolesteroli i lartë është në përgjithësi një efekt anësor i shtimit të peshës. Xhenxhefil mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit hepatik.
5. XHinxheri mund të përmirësojë funksionet e trurit duke reduktuar stresin oksadativ dhe inflamacionin kronik, dy faktorë që mund të përshpejtojnë procesin e plakjes dhe të bëhen një nxitës kryesor i sëmundjes së Alzheimerit dhe dëmtimeve të tjera lidhur me moshën.
Studimet tregojnë që nëse dikush në familjen tuaj ka vuajtur nga Alzheimer, ju mund të jeni gjithashtu i riskuar. Pirja e uit me xhenxhefil çdo ditë zvogëlon rrezikun e sëmundjes për shkak se xhenxhefil ka treguar se ngadalëson humbjen e qelizave të trurit.
6.Forcon sistemin imunitar
Çaji me xhinxher është përgjigjia kundër virozave të stinës! Studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i çajit me xhenxhefil mund të forcojë sistemin tuaj imunitar. I pasur me antioksidantë, xhinxheri do të rrisë imunitetin tuaj, mbrojtjen nga infeksionet, të ftohtin dhe gripin. Mjekët thonë se xhenxhefili mund të pastrojë sistemin limfatik, të eleminojë toksinat dhe të vrasë bakteret. Sipas LiveStrong, xhenxhefil stimulon trupin si të ishte kafeinë. Thjesht konsumoni 4 gramë në ditë xhenxhefil për t’u ndjerë më mirë dhe të fuqishëm. Megjithatë, mjekët paralajmëron se nëse jeni shtatzënë, duhet të konsumoni jo më shumë se 1 gram në ditë.
7.Përmirëson qarkullimin e gjakut
Xhinxheri përmban shumëllojshmëri vitaminash, minerale, dhe aminoacidet për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në trup.Rezultati? Lëvizja e gjakut rrit ngrohjen e trupit dhe ju ndihmon të digjni më shumë yndyrë.
8.Parandalon dhe mban nën kontroll sëmundjen e diabetit
Shumë studime tregojnë se xhinxheri ka aftësinë të parandalojë diabetin, duke ulur nivelet e sheqerit në gjak në trup.
9.Në rast helmimi
Kur vjen puna për të luftuar efektet toksike të substancave, të tilla si MSG, pesticideve, dhe drogës, xhenxhefili është një ilaç i vërtetë.
10. Vret qelizat kancerogjeni
Disa studime kanë treguar se rrënja e xhenxhefilit është në gjendje të mposhtë disa lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e zorrës së trashë, kanceri pankreatik, kanceri i prostatës, kanceri i lëkurës, dhe kancerin e gjirit./living.al
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën