Soni Malaj flet për lidhjen me biznesmenin: Po mendojmë martesën

00:34 | 25 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Ajo është ndër këngëtaret më të njohura shqiptare, por pavarsisht kësaj jetën private është përpjekur ta mbajë larg vëmendjes së publikut.

Prej tre vitesh këngëtarja Soni Malaj është në një lidhje me biznesmenin Klevi, i cili është shfaqur gjithnjë përkrah saj. Në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë” këngëtarja tha se lidhja e saj me biznesmenin është në rrugë të mbarë dhe se ata janë duke menduar martesën.

“Po e rimendojmë edhe një herë”, tha këngëtarja.

Gjatë intervistës ajo po ashtu tregoi se është duke bashkëpunuar me këngëtarin Gëzim Nika për të sjellë së shpejti një këngë të re.

“Kam një bashkëpunim shumë interesant me një bashkëvendasin tim, Gëzim Nika që do të vijë së shpejti”, tha Soni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme