Ministri i Bujqësisë në Qeverinë Haradinaj, e që vije nga rradhët e Listës Serbe, Nenad Rikalo, ka thënë sot se nëse institucionet e Prishtinës nuk tregojnë vullnet për gjetjen e një zgjidhje pas vendosjes së masës prej 100 për qind, protestat e serbëve do të vazhdojnë edhe më tutje.
Sipas ministrit Rikallo, tërheqja e taksës nga Qeveria e Kosovës, do të ishte një shenjë se “mund të vazhdojmë jetën në mënyrë paqësore”.
Siç tha ai, pas vendimit të Qeverisë mund të ndodhë një “katastrofë humanitare”.
Rikallo foli edhe për arrestimin e katër serbëve në aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit, për të cilin tha se është një “farsë”, dhe se dy prej tyre ishin arrestuar edhe në shkurt të këtij viti, transmeton lajmi.net.
“Të martën, ne vazhdojmë aktivitetet tona, nëse Prishtina nuk tregon vullnet të mirë, dhe ne do t’i përgjigjemi dhunës fizike dhe psiçike të tyre, mirëpo paqësisht”, ka thënë Rikallo.
Sipas tij, ekzistojnë dyshime, se serbët e arrestuar në Mitrovicë i janë nënshtruar një torture, dhe se për të njëjtit po kërkohet ekzaminim nga doktorët serbë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...