Google ADS

5 ushqimet kryesore që duhet t’i konsumojë një grua shtatzënë

22:55 | 24 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Një grua shtatzënë nuk duhet të kujdesët vetëm për veten, por edhe për fëmijën e saj që tanimë po zhvillohet në bark.

Për një shtatzëni të mirë, duhet konsumuar ushqimet që përmbajnë vitaminë C, acid folik dhe kalcium, transmeton portali arbresh.info

Por ja cilat janë ushqimet e nevojshme:

Lëng portokalli

Jo vetëm që është i pasur me vitaminë C, por përmban edhe sasi të konsiderueshme të acidit folik. Është gjithashtu një burim i mirë i kaliumit, i cili ka treguar se ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut, një rrezik të veçantë gjatë shtatzënisë.

Kosi

Një burim i shkëlqyer i proteinave. Kosi përmban më shumë kalcium se qumështi dhe ndihmon në parandalimin e shumë infeksioneve, që janë të zakonshme në kohën e shtatzënisë.

Brokoli

Si një perim që përmban sasi të madhe të kalciumit, brokoli përmban edhe vitaminë C, acid folik dhe vitamin B6.

Thjerrëzat

Ashtu si fasule, thjerrëzat janë një burim i madh i folatit dhe janë të pasura me hekur dhe proteina. Ata janë gjithashtu të mbushur me fibra, të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut dhe hemorroideve.

Fiku

Të freskëta ose të thata, fiqtë kanë fibra më shumë se çdo frut ose perime tipike, kalium më shumë se bananja dhe kanë sasi të madhe të hekurit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme