WhatsApp arrinë mbi 900 milionë përdorues aktiv mujor

10:42 | 4 Shtator 2015
Arbresh Info

Sipas një postimi të bërë në rrjetin social Facebook nga drejtori ekzekutiv Jan Koum, WhatsApp ka arritur mbi 900 milionë përdorues aktiv mujor.

WhatsApp kaloi mbi 800 përdorues aktiv mujor gjatë muajit prill, ku rreth një viti më parë kishte 600 milionë, shkruan arbresh.info.

Kompania ishte blerë nga gjiganti Facebook në muajin shkurt të vitit 2014 për 19 miliardë dollarë dhe që nga atëherë ka pasur një rritje të qëndrueshme. India, i ndjekur nga Brazili, vazhdon të qëndrojë vendi me më së shumti përdorues të këtij shërbimi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme