Me këtë studim janë vërejtur dallime të mëdha midis gjinive, përkatësisht mënyrës në të cilën e përjetojnë tradhtinë.
Ideja që meshkujt janë nga Marsi, ndërkaq femrat nga Venera ndoshta konsiderohet e vjetër në shoqërinë e tashme, mirëpo studimi i paradokohshëm ka gjetur që ndoshta ekziston e vërteta në këtë tregim të lashtë. Ose, së paku, kur flasim për tradhtinë, transmeton Telegrafi.
Sipas të dhënave statistikore, është zbuluar që një ndër pesë meshkuj nuk konsideron që puthja e zjarrtë bën pjesë në tradhti, derisa madje 91 për qind e femrave konstaton të kundërtën.
Kur është fjala për sekstingun (dërgimi i porosive seksuale me përmbajtje eksplicite nëpërmjet celularëve apo kompjuterëve) situata është diçka më ndryshe.
Nëntë ndër dhjetë femra dhe tetë ndër dhjetë meshkuj thonë që këmbimi i porosive eksplicite seksuale është tradhti.
Veç kësaj, sipas raportit, pornografia ka gjithnjë e më shumë ndikim në lidhjet moderne dashurore.
Njëzet për qind e femrave thonë që do ta konsideronin tradhti nëse partneri i tyre shikon i vetëm filma pornografikë, në krahasim me një të dhjetën e meshkujve të cilët nuk shohin asgjë të keqe në këtë.
Megjithatë, tradhtia dashurore ose seksuale vazhdon të jetë një ndër problemet më të mëdha ndërmjet partnerëve, ndërkaq vetëm 33 për qind e pjesëmarrëseve kanë treguar që mendojnë se lidhja e tyre mund ta mbijetojë aferën.
Kështu do të duket Galaxy S25 Ultra
Xhensila uron 28 Nëntorin me një foto të veçantë
“Mora fjalë” gjëmon në shtëpi, banorët e këndojnë njëzëri
Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Na...
Pacolli flet për herë të parë se si u njoh me Naim Murselin
Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rast...