Ringjallja e të vdekurve bëhet e mundur në botën dixhitale, falë formave të reja të inteligjencës artificiale që kthejnë në jetë njerëzit e vdekur.
Nëpërmjet mesazheve të vjetra dhe posteve të publikuara në rrjetet sociale mund të ripërpunohen në mënyrë që të riprodhohet i vdekuri në një avatar të pavdekshëm, që dialogon me të gjallët për të lehtësuar ripërpunimin e zisë.
Shqyrtimi i potencialit të aplikimeve të para të pranishme në treg u bë nga një studim i botuar në revistën “Asian Journal of Convergence in Technology” (AJCT) nga dy studiuese nga Instituti i Teknologjisë Shree Devi, në Indi.
Ideja e këtij studimi lindi nga bashkëpunimi me një informaticiene ruse, Eugenia Kuyda, që pasi vdiq miku i saj në një incident rrugor zhvilloi një aplikacion (Replika AI) për të ringjallur në mënyrë dixhitale.
Kjo behet (jo gjithnjë ashtu siç duhet) nëpërmjet një softueri të projektuar për të simuluar bisedat (chatbot), pasi është stërvitur të përgjigjet njësoj si i vdekuri pasi ka shqyrtuar mijëra mesazhet që ai ka këmbyer me miqtë në “Telegram”.
Duke u nisur nga ky aplikacion, dy studiueset indiane, Shriya Devadiga dhe Bhakthi Shetty eksplorojnë në studion e tyre konceptin e “pavdekshmërisë virtuale”, që parashikon transferimin e personalitetit të një individi në një kompjuter për të krijuar një avatar ose një robot me pamjen e njeriut për të vepruar dhe reaguar njësoj si njeriu i vdekur.
Ndonëse këto kopje dixhitale nuk mund ta zëvendësojnë të vdekurin, ato mund të ndihmojnë miq dhe të afërm që të tejkalojnë traumën e humbjes”, theksojnë studiueset.
Kosova nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian U16 për vajza
Sveçla: Përulemi para familjes emblematike të lirisë sonë, f...
Bekimi i flamurit kombëtar në Korçë, vijon tradita edhe pas ...
Festa e 28 Nëntorit, qytetarët në Tiranë shprehen të kënaqur...
UEFA publikon formacionin e javës së pestë në Ligën e Kampio...
Gjykata urdhëron rinumërimin e votave të zgjedhjeve në Ruman...