Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq ka mohuar raportimet e sotme të mediave se Beogradi ka bllokuar mallrat të cilat për destinacion e kanë Kosovën, dhe që si rrugë tranzit kanë edhe Serbinë.
Sipas tij, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, dhe se masat e reciprocitetit nga Serbia janë synim i Kosovës në mënyrë që të harrohet se kush ka ndërmarrë veprimet e pa lejuara.
“Sigurisht që nuk është e vërtetë, duket se ata i kanë dashur këto zhvillime të ndodhin në mënyrë që ne të ndërmarrim edhe masa të reciprocitetit, dhe kjo që ndërkombëtarët të harrojnë se kush është fajtor për veprimet e ndërmarra”, ka thënë Ljajiq.
Sipas tij, ndërmarrja e veprimeve të tilla, është një skenar i keq për Serbinë, ngase siç thotë ai problemi do të zgjerohej edhe më tutje, dhe se Bashkimi Evropian do të reagonte në lidhje me këtë, transmeton lajmi.net.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, Doganat kanë njoftuar se asnjë kamion me mallra serbe nuk ka hyrë në Kosovë.
Masat prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës vijnë pas fushatës së egër të shtetit serb në politikën e jashtme kundër anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...