30 ditë paraburgim për të arrestuarit në Veri

17:33 | 24 Nëntor 2018
Arbresh.info

Tre personat e arrestuar dje në veri, nën dyshimin se kanë lidhje me me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, kanë dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Atyre me kërkesë të Prokurorit, iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Nedeljko Spasojeviq, Dragisha Markovic dhe Marko Rosic, kanë dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi u arrestuan të premten nën dyshimin se janë të përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Atyre me kërkesë të Prokurorit, iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndërkohë, që Policia është ende në kërkim të zëvendëskryetarit të Listës Serbe, Milan Radojicic, dhe të një personi tjetër me inicialet S.N./express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme