Drogba tregon se cili ishte mbrojtësi më i fortë që ka luajtur ndaj tij

16:36 | 24 Nëntor 2018
Arbresh.info

Didier Drogba, njëri nga sulmuesit më të mirë në histori të Premierligës, është pensionuar dje nga futbolli.

Sulmuesi ka thënë se në të ardhmen ai mund të aktivizohet si trajner i ndonjë skuadre.

Por, ai është pyetur edhe për mbrojtësin më të mirë që ka luajtur përball tij.

“Është e vështirë për mua të them se cili ishte mbrojtësi më i mirë, sepse zakonisht kam luajtur kundër dy mbrojtësve njëherësh. Dyshja më e mirë mund të them se ishin Vidic – Ferdinand” ka thënë Drogba për “Metro”, transmeton lajmi.net.

“Dy të tjerët që ishin tejet të vështirë ishin Carles Puyol dhe Gerrard Pique” ka vazhduar ish sulmuesi.

Por, i nxitur për të përmendur vetëm një emër, ai ka thënë: “Mendoj Pique, sepse përballjet tona ishin tejet të vështira.”

Drogba ishte transferuar tek Chelsea në vitin 2004, skuadër me të cilën arriti sukseset më të mëdha në karrierën e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme