Google ADS

Ende nuk ka filluar seanca për të arrestuarit në Veri, mungon një avokat

15:33 | 24 Nëntor 2018
A Z

Seanca në të cilën do të caktohet masa e paraburgimit ndaj tre serbëve të arrestuarave dje në veri të Mitrovicës, ende nuk ka filluar në Gjykatën Themelore.

Seanca e cila ishte paraparë të nis në orën 11:00, u tha se do të nis së shpejti, megjithatë aty mungon avokati i të dyshuarit Nedelko Spasojoviq.Përndryshe, Millos Deleviq, i cili është avokat i të dyshuarit Marco Rusiq dhe Dejan Vasiq, avokati i të dyshuarit tjetër, Rekse Markoviq, janë të pranishëm, prokurori ka propozuar 30 ditë paraburgim për të dyshuarit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme