Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, javën e ardhshme do të shkojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenca e ka konfirmuar për Telegrafin se Thaçi do të ketë takime me zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë, me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, si dhe me kongresmenë dhe senatorë të ndryshëm amerikanë.
Sipas Zyrës për Informim të Presidencës, presidenti Thaçi do të ketë edhe takime tjera të rëndësishme me personalitete që kanë mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.
Kjo vizitë e presidentit Thaçi në SHBA, përveç çështjeve bilaterale, ndërlidhet direkt me fazën përfundimtare të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Atje pritet të diskutohet rreth marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, e cila, sipas Presidencës, Kosovës i siguron njohje nga Serbia dhe hapje të rrugës për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë pjesë në të gjitha proceset e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që nga Rambujeja e deri në dialogun e tashëm për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel.
Në margjina të ceremonisë së shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, gjatë një takimi me presidentin Thaçi, përkrahje dialogut dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i kishte dhënë edhe vetë presidenti i SHBA-së, Dondald Trump.
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...