Inspektorati i tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, dhe Dogana e Kosovës kanë ashpëruar masat e kontrollit në zbatim të plotë të vendimit të ministrit Endrit Shala, për ndalimin e produkteve serbe që nuk i referohen Republikës së Kosovës si shtet.
Që nga hyrja në fuqi e vendimit të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili ndalon shitjen e produkteve që nuk i referohen Kosovës si shtet, Inspektorati i Tregut në Ministrinë e Tregtisë, ka kërkuar largimin e këtyre produkteve, vlera që llogariten në mijëra euro. Këtë e konfirmoi për televizionin publik zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Elhami Ismajli.
Sipas tij, Inspektorati deri më tani ka vepruar në Komunën e Mitrovicës, në Prizren, dhe do të jetë edhe në qytete të tjera përreth.
“Çdo informacion që na kanë dhënë apo çdo dyshim që kemi, Inspektorati është në teren për ta verifikuar gjendjen si është. Për veç kësaj, kemi koordinuar punët edhe më inspektoratin komunal, në mënyrë që të kemi qasje në sa më shumë vende, duke larguar nga tregu produktet që përmbajnë mbishkrime të tilla, që si referohen Kosovës shtet”, tha Ismajli.
Në zbatim të plotë të vendimit, është duke u marrë edhe Dogana e Kosovës. Zëdhënësi Adratik Stavileci thotë për Radio-Kosovën se kanë shtuar masat e kontrollimit të produkteve me origjinë nga Serbia.
“Pas arritjes së këtij vendimi, ne kemi rritur masën e kontrolleve te të gjitha këto produkte që vijnë nga Serbia. Edhe pas taksës 100 për qind që ka vendosur qeveria, tash për tash nuk janë duke ardhur produkte me origjinë nga Serbia”, tha Stavileci.
Vendimin në tërësi e mbështet edhe Ministria e Financave. Kështu thotë këshilltari në këtë ministri, Lulzim Rafuna.
“Dogana e Kosovës që është në kuadër të Ministrisë së Financave, mbi bazën e kërkesës së shkruar, të dërguar nga MTI, e zbaton atë urdhër. Ne edhe më herët të gjitha dokumentet e Doganës që na kanë ardhur, ne ato raste ku ka pas shenja të ndryshme si UNMIK, 1244, ne i kemi refuzuar dhe nuk i kemi pranuar. Kjo është çështja që i takon MTI dhe ne do ta zbatojmë të plotë vendimin”, tha Rafuna.
Inspektorati i Tregut në MTI, përbëhet nga 33 inspektorë, prej tyre 11 janë të komunitetit serb. Ditë më parë, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka lëshuar një urdhëresë në vazhdën e zbatimit të politikave që fuqizojnë Republikën e Kosovës, duke urdhëruar që ta ndalojë shitjen e produkteve serbe si dhe hyrjen e tyre në Kosovë, të cilat mbajnë mbishkrimin “Kosovë/o dhe Metohia”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezuluta 1244”.
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...