Policia e Kosovës dje ka prangosur një inspektor të Administratës Tatimore nën dyshimet se kërkoi 350 euro ryshfet nga pronarja e një biznesi. Bëhet fjalë për inspektorin Lavdim Rexhepi.
Për arrestimin e Rexhepit policia ka dhënë detaje edhe në raportin 24 orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar – Inspektor Tatimor në ATK, pasi që i njëjti kishte kërkuar nga një pronare e biznesit – ankuesja femër shqiptare 350 € para, me qëllim të zvogëlimit të borxhit ndaj ATK-së”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell Koha.net. “Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha policia në raportin 24 orësh.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Rexhepi për këtë vepër mund të dënohet me 6 muaj deri në 5 vjet burgim
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...