Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimin e Këshillit të Ministrave, për propozimin në Kuvend të emrave kandidatë për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Mes emrave që qeveria ka çuar për miratim, bie në sy ai i ish ministrit të Financave, në qeverinë Berisha, Ridvan Bodes.
Ky i fundit, është propozuar bashkë me Suela Popën dhe Edlira Luçin, si të përzgjedhur nga një listë prej 38 aplikantësh.
Anëtarët e këshillit Mbikqyrës të bankës së Shqipërisë zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ushtrojnë këtë funksion për një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje./TCH
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...