Google ADS

Orban: Gruevski është aleat i hungarezëve

12:08 | 24 Nëntor 2018
Arbresh.info

Përderisa Institucionet në vend hetojnë përgjegjësinë për arratisjen e Nikolla Gruevskit, kryeministri hungarez Viktor Orban i thur lavde ish kryeministrit të arratisur.

Pavarësisht se shteti po kërkon ekstradimin, Orban i del në mbrojtje Gruevskit duke thënë se ai ka ndihmuar Hungarinë gjatë fluksit të refugjatëve. Sipas Orban, do të kishte qenë thuajse e pamundur mbrojtja e kufijve të Hungarisë pa ndihmën e Gruevskit.

“Pa ish-kryeministrin maqedonas, do ta kishim shumë të rëndë që të mbronim kufijtë e Hungarisë nga vala a refugjatëve edhe përkundër asaj që ne ngritëm rrethoja. Njeriu duhet sinqerisht t’i trajtoj aleatët e tij” – theksoi Vitkor Orban, Kryeministër i Hungarisë

Në intervistë për radion hungareze Koshut, Orban tha se Gruevski është aleat dhe mik i gjithë popullit të Hungarisë. Ai në asnjë moment nuk ndau informatën me dëgjuesit se me çfarë dokumenti Gruevski ka hyrë në Hungari. Sipas tij, Hungaria edhe më herët ka strehuar njerëz të rëndësishëm por asnjëherë të kategorisë së Gruevskit. I pari i Qeverisë hungareze tha se Gruevski është i përndjekur nga organizatat e Xhorxh Soros. Orban tha se nuk do të lejoj që ish kryeministrit Gruevski t’i ndodhin padrejtësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme