Google ADS

Kosova pritet të ketë ngritje në ranglistën e FIFA-s

11:36 | 24 Nëntor 2018
A. B.

Përfaqësuesja e Kosovës ka pasur një muaj fantastik, duke marrë dy fitore spektkolare në Ligën e Kombeve.

Dardanët triumfuan me rezultat të thellë 5-0 fillimisht në udhëtim te Malta për ta konfirmuar kualifikimin në Ligën C me një fitore fantastike 4-0 në Prishtinë ndaj Azerbajxhanit.

E falë këtyre dy fitore, Kosova pritet të ketë edhe ngritje të re në ranglistën e FIFA-s.

Verdh e kaltërtit do të ngritën për gjashtë pozita, nga vendi 137 në 131 që është rekord i ri, pasi më parë asnjëherë nuk kemi qenë më lartë.

Formula e re e FIFA-s nuk lejon që ekipet Kombëtare të ngritën ose bien për shumë pozita pavarësisht fitoreve apo humbjeve.

Kujtojmë që Kosova në janar të këtij viti ishte në pozitën e 178 dhe vendi i 131 është një sukses shumë i madh.

Në anën tjetër nuk pritet të ketë ngritje për Shqipërinë, pavarësisht një humbje dhe një fitore.

Kuqezinjtë do të mbetën në pozitën e 60-të ku ishin edhe një muaj më parë.

Renditja e re e FIFA-s pritet të publikohet zyrtarisht më 25 tetor (nesër). /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme