Të hënën është mbajtur një koncert i madh recital në Teatrin “Argentina” të Romës.
Zërat më të mirë shqiptarë kanë kënduar në nderim të figurës së madhe heorike shqiptare, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Dua Lipa këngëtarja kosovare që na bën krenar kudo në botë me arritjet e saj, shkruan portali arbresh.info
Menjëherë pas performancës në Romë ajo u intervistua nga gazetari i njohur shqiptar Drini Zeqo, ku këngëtarja foli për ndjenjën e të qenit pjesë e një eventi të tillë.
https://www.instagram.com/p/Bqc1W6flxqh/?utm_source=ig_embed
“Shumë mirë, një moment shumë i veçantë edhe shumë ndjehem mirë që jam sot këtu jam shumë krenare që marr pjesë në një event të tillë”, tha Dua.
Ndërsa mesazhi i saj për shqiptarët ishte “Ju dua shumë, pa mbështetjen e juaj nuk do të isha këtu ku jam sot. Faleminderit shumë”. /arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën