Një pikturë e Leonardo Da Vinçit që u shit për 350 milionë euro vitin e shkuar ka ‘humbur’, duke bërë që dashamirësit e artit të kërkojnë nga Mbretëria Saudite për të konfirmuar lokacionin e saj.
‘Shpëtimtari i Botës’ (Salvator Mundi) nga artisti i madh nuk është parë në publik që nga blerja në Luvrin e Abu Dabit nga princi i kurorës Mohammed bin Salman, transmeton portali arbresh.info.
Tani dijetarët dhe restauruesit e pikturës janë duke u shqetësuar lidhur me vendndodhjen e saj.
Profesor Martin Kemp, njohës i Da Vinçit, i cili ndihmoi në autentifikimin e veprës një dekadë më parë i tha The Times: “Askush jashtë hierarkisë së afërt arabe nuk e di se ku është”.
Në vitin 2005, piktura u ble për më pak se 10 mijë dollarë në një ankand në Nju Orlins nga një konsorcium i tregtarëve të artit që përfshinte Roer Simon, një specialist tek Mjeshtrit e Vjetër.
Kur u pyet se ku mund të jetë piktura 500-vjeçare, ai me shqetësim u përgjigj: “Nuk kam ide. Misteri i lokacionit, është me të vërtetë shqetësues”.
Në qendër të pikturës është Jezusi me një veshje të kaltër që mban një kristal në dorë dhe shikon direkt shikuesin./Arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...