Kosova jo që nuk do të mund të marrë dritën e gjelbër për liberalizim të vizave këtë vit, por kjo çështje do të jetë diskutabile dhe në dy vitet e ardhshme.
Demush Shasha, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Politika Evropiane, në një intervistë për arbresh.info tha se Kosova është në stadin kritik në kuadër të BE-së dhe se është e pamundur që të përmbushen gjashtë hapat e mbetur para liberalizimit.
“Për momentin Kosova është në stadin kritik në kuadër të BE-së, ne i kemi gjashtë hapa para dhënies së liberalizimit dhe është e pamundur që këto hapa të përfundojnë deri në përfundim të dhjetorit. Ka qenë e pakuptimta nga qeveritaret të japin data kur e din që nuk kane përfunduar detyrat e tyre. Na jemi në fund të nëntorit dhe prej mesit të dhjetorit institucionet BE-së përfundojnë çdo aktivitet dhe është e pamundur të merret ndonjë vendim”, është shprehur Shasha.
E gjërat priten të vështirësohen edhe më shumë vitin 2019 kur në krye të Parlamentit Evropian do të vijë Rumania.
“Pas viti 2019 çështjet kompilohen edhe më shumë për ne koha me e mirë ka qenë viti 2016 dhe ne se kemi shfrytëzuar, dhe vitin 2019 kur të fillon ne do i kemi një numër të madh të panjohurave dhe do të pamundësojë liberalizimin, pasi që vitin tjetër BE-në do ta kryesojë Rumania, pastaj zgjedhjet në Parlamentin Evropian si dhe këto do të pengojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe nuk dihet se kur Kosova do të mund të merr dritën e gjelbër për këtë çështje,” deklaroi Shasha.
Burime nga Brukseli zyrtar ditë më parë, i kanë bërë të ditur portalit arbresh.info se përfundimisht liberalizimi i vizave nuk do të jetë në agjendën e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së këtë javë, dhe as në dhjetor në Këshillin e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të Bashkimit Evropian. /V.Selimi/Arbresh.info/
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...