Shumica e femrave kanë problem me mitisera në hundë dhe përdorin grupe të ndryshme pilingu për t’i hequr qafe ato.
Kjo me siguri është mënyra më e sigurt dhe më e lirë që vetëm me tri veprime të liroheni nga mitiserat. Ja se si.
Valoni ujin dhe pravullojeni fytyrën sapo ta keni larë mbi një enë me ujë të nxehtë më së shumti 10 minuta, transmeton Telegrafi.
Mos harroni që për këtë metodë pastrimi është e domosdoshme të mbuloni kokën me peshqir, në mënyrë që avulli të shkojë drejtë në fytyrë.
Ajo që pason është pastrimi i pjesëve të hundës me piling të bërë nga një lugë e vogël sodë bikarboni dhe një luge të vogël uji. Bëni masazh hundës me këtë tretje 3-5 minuta, dhe pastaj lajeni fytyrën me ujë.
Për finale ju duhet një e bardhë e trazuar e vezës, të cilën e vendosni në pjesën e hundës dhe përreth saj dhe e mbuloni pjesën e lyer me një shirit të prerë të letrës higjienike.
Pas disa sekondash dhe mbi shirit hidhni mbetjen e të bardhës së vezës dhe prisni që të thahet mirë.
Kur ta hiqni shiritin, lëkura juaj do të jetë e lëmuar dhe pa mitisera.
https://youtu.be/lF1Vd8gGmPs
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...
Hapen aplikimet për stacionet e plazheve, Kumbaro: Vetëm për...