Parashikimi i yjeve për sot

07:22 | 24 Nëntor 2018
A. B.

Dashi

Sot do të bëni gjëra shumë të rëndësishme, ndërsa do të ndiheni në formë të shkëlqyer nga një forcë e çuditshme që do t’ju japë Jupiteri.

Demi

Keni të drejtë për një çështje që po ju shqetëson së fundmi, por mos e ekzagjeroni në këmbënguljen tuaj. Prisni faljen e dikujt me qetësi.

Binjakët

Ju duhet të ndryshoni pamje sa më parë të mundeni. Jo se nuk jeni mirë ashtu siç jeni, por ndryshimi do ta bëjë atë që dëshironi t’ju vërë re.

Gaforrja

Ka ardhur momenti që t’u thoni “mjaft” atyre që përfitojnë nga besimi juaj. Bëhuni dinakë dhe më guximtarë në gjërat që doni të realizoni.

Luani

Do të keni përfitime nga udhëtimet dhe komunikimi. Raportet me të afërmit do t’i keni të hareshme. Në dashuri mos falni më.

Virgjëresha

Do të jeni të aftë që të luani fort. Por mundohuni që të jeni më pak të nxituar. Mos i merrni seriozisht të gjitha këshillat që do t’ju japin sot.

Peshorja

Kujdesuni për shëndetin, sepse po lini veten pak pas dore. Nervozizmi dhe stresi mund të ndikojnë negativisht në gjendjen tuaj shpirtërore.

Akrepi

Mos e refuzoni një ofertë pune joshëse, sepse më pas mund të pendoheni. Ulje dhe ngritje, por emocione të bukura do të përjetoni në mbrëmje.

Shigjetari

Do të kaloni momente të shtrenjta në familje. Përfitime ekonomike, do të ndihmoheni nga partneri, bashkëpunëtorët ose kolegët e punës.

Bricjapi

Emocionet tuaja sot do të jenë veçanërisht të forta. Duhet të provoni të jetoni lidhje më autentike dhe më të thella në çdo mënyrë.

Ujori

Ka ardhur momenti që t’u gëzoheni përkëdheljeve dhe pasionit pa menduar për atë që mund të ndodhë nesër! Por mos humbni krenarinë.

Peshqit

Sot, nëse dëshironi të “godisni” të tjerët, mundohuni që të bëheni të besueshëm. Kini kujdes nga disa “miq”.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/horoskopi-sot-24-nentor-2018-598422/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme