Google ADS

A është kënga e re e Mimozës dedikim për Seldin?

00:25 | 24 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Mimoza Shkodra duket se e ka kaluar fazën më të vështirë të ndarjes nga Seldi.

Kënga më e fundit është “Mu ma le fajin”, duke bërë që  Mimoza t’i qëndrojë besnike stilit të saj të baladave.

Kënga flet për një histori dashurie, e cila ka përfunduar për shkak të gabimeve të çiftit, por pavarësisht kësaj ata janë dashur.

Menjëherë pas publikimit, kjo këngë ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët shkruajnë se ky është një dedikim i hapur për Seldin.

Ata shprehen se teksti i këngës bazohet në historinë e dashurisë së dy ish-partnerëve, të cilët u ndanë rreth një vit pasi bënë zyrtare lidhjen e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme