Kelmendi: Vendimi i qeverisë për taksën, ndër vendimet më të qëlluara dhe më të guximshme

23:10 | 23 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka mbështetur kryeministrin, Ramush Haradinaj për taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë

“Vendimi i qeverisë së Kosovës për taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë, është ndër vendimet më të qëlluara dhe më të guximshme prej të gjitha qeverive të pasluftës në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Partisë Fjala.

Më tej ai shtoi se disa herë ai nuk ishte pajtuar disa herë me deklarimet e Ramush Haradinaj lidhur me raportin e tij me besimtarët musliman.

“Dhe si musliman që jam, sa herë që ti si kryeministër punon për popullin dhe shtetin e Kosovës, do ta kesh mbështetjen time”, thotë Kelmendi ndër tjerash.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme