Google ADS

“Zonë e Lirë” nis ndryshe, zbuloni për çfarë bëhet fjalë

23:15 | 23 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Dihet tashmë që prej vitesh drejtuesi i emisionit “Zonë e Lirë” është stoik i veshjes me ngjyrë të zezë. Por sot emisioni ka nisur me risi.

Ishte vetë Arian Çani ai që tregoi se tashmë përveç ndihmëses së tij “Sofia” edhe publiku i “Zonë e Lirë” do të vishet më të zeza.

“Më pëlqen shumë se ndryshe nga çdo herë tjetër publiku është veshur si unë. Kjo është një risi për këtë emision. Falenderoj animatorët e publikut Alfredo dhe Alesio që i bëjnë ata të mos flenë gjumë pas mesnate dhe që i kanë “detyruar” të vishen me të zeza. Kemi akoma punë për të bërë”, tha Çani./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme