Google ADS

Erëzat që duhet të rriten në ballkonin e të gjithëve prej nesh

22:16 | 23 Nëntor 2018
Arbresh.info

Nëse jeni të apasionuar rreth luleve dhe gjelbërimit, ja disa ide se si mund ta ktheni ballkonin tuaj në një mini kopësht të gjelbëruar . Ana positive e këtij ballkoni të ri nuk është vetëm estetika dhe bukuria, por dhe përdorimi I gjerë që ato kanë në kuzhinë .

Pjesa më e madhe e këtyre bimëve mbillen në fillim të pranverës por mund të gjeni dhe fidanë e ti vendosni në vazo në çdo periudhë të vitit.

Këto që vijojnë janë bimët që përshtaten për ambiente të brendshme sepse ju mjafton drita e diellin që kalon nga dritarja. Merrni shënim.

– Kopër

 

– Majdanoz

 

1.Forcon kockat: Problemet e eshtrave si reumatizma, spoliatroza apo artriti tashmë janë një problematikë familjare për shumicën e lexueseve tanë. Ajo që nuk dini është se mungesa e vitaminës K, vitaminës C dhe kompleksit të vitaminës B mund të rrisin rrezikun për të pësuar fraktura dhe theyrje të kockave. Konsumi i majdanozit siguron një nivel të mjaftueshëm të vitaminës K që forcon shëndetin e kockave dhe ndihmon në absorbimin e kalciumit.

2.Ul nivelin e lartë të sheqerit në gjak: Majdanozi është i pasur me flavonoide, ku ndër më kryesorët përmendim miricetinën. Kjo e fundit ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e sheqerit në gjak, i cili është përgjegjës kryesor për shfaqjen e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Vetitë antiinflamatore të majdanozit përmirësojnë shëndetin kardiovaskular dhe pengojnë inflamacionin dhe oksidimin e arterieve.

3.Detoksifikon veshkat: Veshkat janë një çift organesh shumë i rëndësishëm pasi stimulojnë sekretimin e hormoneve të caktuara, rregullojnë tensionin e gjakut dhe filtrojnë të gjitha toksinat që hyjnë në organizëm. Por nëse nuk përkujdeseni për to, ato mund të dëmtohen. Konsumi i përditshëm i majdanozit mbron veshkat tuaja dhe lufton infeksionet urinare

4.Lufton aneminë dhe lodhjen: Majdanozi është një ndër erëzat më të çmuara përsa i përket vlerave ushqyese që përmban. Është i pasur me vitaminë A, të gjitha vitaminat e grupit B si (B1,B2,B3,B5,B6 dhe B9), vitaminë K, acid folik, postas, kalcium, zink, hekur dhe magnez. Në qoftë se jeni anemik/-e, ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe të pafuqishëm mos nguroni të përtypni herë pas here disa fije majdanoz. Mund ta konsumoni gjithashtu në formën e çajit, ta përdorni në gjellë ose t’u shtoni lëngjeve të shtrydhura.

 

– Borzilok

Borziloku… mban erë të mirë, rritet shpejt, ka shije të mirë dhe ka përfitime të mahnitshme. Pse të mos e mbillni dhe ju një rrënjë të tillë në një vazo ?! Për më tepër të kesh një vazo borziloku në shtëpi, do të ndihmojë për të mbajtur insektet si milingonat dhe mushkonjat jashtë. Përfitimet shëndetësore të gjethes së borzilokut janë të pabesueshme!

 

– Rozmarina

Është e lehtë të rritet, e do diellin dhe të ngrohtin por gjithashtu është mjaft rezistente ndaj acarit. Rozmarinë është një bimë me gjelbërim të përhershëm, kështu është aromatike gjatë gjithë vitit dhe përdoret për gatim në çdo kohë. Rozmarina është bimë shumëvjeçare me gjethe të holla, të forta e të përthyera paksa në qendër. Në pjesën e sipërme një e gjelbër e shndritshme ndërsa në të poshtmen është e bardhë në gri. Lulet ngjyrë blu çelin nga janari deri në maj. Degët e gjethet nisin të mblidhen që nga janari, përgjatë gjithë verës e deri në maj. Prandaj edhe e shohim rozmarinën shpesh të pranishme në tregun e fshatarëve, në këto kohë. Është stimulues në raste lodhjeje të madhe dhe stresi. Ndihmon në rastet kur tretja është e ngadaltë. Lehtëson kolesterolin si dhe ndihmon shumë në problemet e mëlçisë. Parandalon shfaqjen e dhimbjeve menstruale si dhe i lehtëson ato. Përdorimin më të shpejtë të rozmarinës, së paku në Shqipëri, e gjejmë te tavat me patate por në fakt janë të shumta recetat ku mund të përdoret, sidomos te mishi i kuq dhe i bardhë, për t’i aromatizuar. Një degë rozmarine mund ta fusni në një shishe vaji për t’i dhënë aromë e ta përdorni nëpër sallata të ndryshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme