Veseli: Miratimi i ligjeve të ERA-s hap i rëndësishëm për integrimet evropiane

20:46 | 23 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vlerësuar lart miratimin e pakos së re ligjore të sistemit të drejtësisë e cila u votua me shumicë votash nga deputetët.

Kreu i Kuvendit ka thënë se me një sistem të drejtësisë funksional e të reformuar, luftimi i krimit dhe korrupsionit është i pandalshëm dhe rruga drejt integrimeve europiane është më afër, transmeton lajmi.net

Veseli po adhtu ka theksuar se Bashkimi Europian, po ashtu, duhet të tregojë se është më afër Kosovës – duke marrë vendim për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Miratimi i pakos së ligjeve të Agjendës së Reformave Europiane për sistemin e drejtësisë është një lajm i mirë për shtetin e Kosovës. Përgëzoj Ministrin e Drejtësisë, Ablerad Tahiri, për punën e tij të jashtëzakonshme. Falënderoj të gjithë deputetët që votuan këtë pako të rëndësishme. Me një sistem të drejtësisë funksional e të reformuar, luftimi i krimit dhe korrupsionit është i pandalshëm dhe rruga jonë drejt integrimeve europiane është më afër. Bashkimi Europian, po ashtu, duhet të tregojë se është më afër nesh – duke marrë vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme