Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës, për 100% taksë produkteve që vijnë nga Serbia.
Lekaj në një status në Facebook ka thënë se Mustafa nuk e tregon përcaktimin e saktë të tij dhe të LDK-së, nëse janë për apo kundër.
Ky është postimi i plotë i Lekajt:
Zotëri ish – kryeministër, me kënd je?
Qëndrimi i Isa Mustafës, rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës, për 100% taksë produkteve që vijnë nga Serbia, nuk e tregon përcaktimin e saktë të tij dhe të LDK-së, nëse janë PËR apo KUNDËR, por më shumë është “shpatë me dy teha”, edhe i mirë edhe i dhembshëm.
Jemi të vetëdijshëm se ish-Kryeministri dhe partia e tij, janë po aq të sigurtë, se Kryeministri Haradinaj nuk është personalitet “pishmangji”, siç disa janë treguar të tillë në të kaluarën. Prandaj, më mirë do të ishte që sonte nga partia e tij të dilte me një qëndrim “100% pro vendimit” që t’i tregojmë Serbisë, se kur bëhet fjalë për ruajtje të ekonomisë dhe sovranitetit të vendit, ne jemi “100% bashkë”.
Nuk zbrapsemi sepse KOSOVA është 100% e pavarur dhe sovrane.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...