Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) tha se një hetim ndërkombëtar në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi do të ishte i mirëpritur, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të AA-së në lidhje me çështjen, zëdhënësja e Komisariatit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, Elizabeth Throssell, tha se komisarja Michelle Bachelet tashmë ka theksuar nevojën për një hetim të pavarur, të paanshëm dhe llogaridhënie në vrasjen e gazetarit Khashoggi.
“Ekspertët ndërkombëtarë duhet të përfshihen në këtë proces duke u mundësuar qasje të plotë në prova dhe dëshmitarë”, tha Throssell, duke folur në lidhje me thirrjen e Turqisë për nisjen e një hetimi të pavarur ndërkombëtar.
“Do të mirëprisnim një gjë të tillë”, shtoi ajo.
Throsell nënvizoi se familja e Khashoggit dhe opinioni publik duhet t’i dinë të gjitha të vërtetat mbi vrasjen dhe drejtësia duhet “medoemos” të sigurohet.
Ndryshe, komentet e Throssell vijnë pasi ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu më herët deklaroi në një program në CNN se një hetim ndërkombëtar mbase do të ishte më i dobishëm, pasi, siç tha ai, Arabia Saudite deri më tani nuk i ka ofruar Turqisë informacione.
“Turqia do të bashkëpunonte nëse iniciohet hetim ndërkombëtar”, ka thënë kryediplomati turk.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...