Ne të gjithë kemi ardhur në përfundime për njerëz kur ia kemi shikuar fotografitë duke u bazuar në përshkrime dhe përzgjedhje të filtrave.
Por duket që, gjersa ne jemi duke u treguar paragjykues, ato gjykime duket të kenë paksa peshë, transmeton portali arbresh.info.
Një studim i ri sugjeron që fotot që postoni në Instagram me të vërtetë tregojnë disa aspekte të personalitetit tuaj.
Ata që postojnë foto bardhë e zi për shembull, janë të prirë të jenë më pak të pëlqyeshëm, emocionalisht jo stabil dhe kanë marrëdhënie të dobëta romantike.
E çuditshme apo jo!
Hulumtuesit kanë shikuar më shumë se 25 mijë postime në Instagam nga 179 studentë, më pas kanë vlerësuar karakteristikat personale të tyre përmes një ankete online dhe duke i analizuar tiparet e personalitetit nga Pesëshja e Madhe.
Ata gjetën disa pjesë kyçe të postimeve të Instagram që reflektojnë vetë IRL-në e dikujt: përmbajtjen e fotove, numrin e fytyrave, emocionin në ato fytyra dhe ngjyrat e përdorura.
U zbulua se ajo që njerëzit po bënin foto ishte një tregues i mirë i ekstraversionit të tyre (gjë që ka kuptim – nëse jeni duke postuar fotot e ndejave, ju jeni më shumë të ngjarë të jeni ekstrovertë sesa dikush që vetëm poston fotot e pemëve dhe librave).
Numri i fytyrave tregoi një lidhje me ekstraversionin, pabesueshmërinë dhe hapjen – sa më shumë fytyra që u shfaqën, aq më shumë të ekstrovertuara, të këndshme dhe të hapura njerëzit ishin të prirur – ashtu si dhe emocionet e shprehura në fytyrat e fotografive.
Kur erdhi te përdorimi i ngjyrës, gjetjet ishin mjaft të zymta.
Nxënësit që kanë postuar më shumë fotografi me ngjyra, kanë tendencë të jenë më të këndshëm (do të thotë simpatik dhe të lehtë për të ndenjur me ta), ndërsa ata që përdorën më pak ngjyra ose piktura të bardha dhe të zeza kanë më shumë gjasa të jenë neurotikë, emocionalisht të paqëndrueshëm dhe të jenë në marrëdhënie të pakënaqura./Arbresh.info/
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...