Javën e kaluar në Këshillin e Sigurimit ku u diskutua edhe për Kosovën, foli edhe ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq.
Ai gjatë fjalimit të tij është ankuar edhe për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, duke thënë se autoritetet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë për zbardhjen e rastit3
“Janë bërë afër një vit nga vrasja e Ivanoviqit dhe nuk është arritur ende asgjë në zbardhjen e rastit”, kishte thënë Daçiq gjatë fjalës së tij.
Mirëpo sot, Policia e Kosovës ka marrë një aksion në veri të Kosovës ku janë arrestuar 4 persona të dyshuar se kanë lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
E sot, zyrtarët serbë kanë reaguar menjëherë pas arrestimit të këtyre personave, duke i quajtur provokime dhe kanë kërkuar reagim të Bashkimit Evropian.
Pra, hipokrizia e zyrtarëve serb qëndron se para një jave ministri i jashtëm serb ankohej se nuk është bërë asgjë në zbardhjen e rastit të vrasjes së Ivanoviqit, ndërsa sot aksionin për arrestimin e të dyshuarve e kanë quajtur provokim dhe kanë kërkuar që të arrestuarit të lirohen, shkruan lajmi.net.
Në lidhje me këtë gjë ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e cila është shprehur se zyrtarët serbë nuk dështojnë asnjëherë ta surprizojnë me qëndrimet e tyre.
Ajo nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ ka reaguar ndaj këtyre qëndrimeve të liderëve serbë:
“Zyrtarët serbë asnjëherë nuk dështojnë të më surprizojnë. Vetëm para një jave në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ata u ankuan se Kosova nuk është duke bërë mjaftueshëm për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vrasjen e Ivanoviqit. Sot, kur Policia e Kosovës arrestoi të dyshuarit, ata kërkojnë të lirohen!”, ka shkruar Çitaku në Twitter.
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...