Lidhja Demokratike mban Këshillin e Përgjithshëm, kritikon qeverinë

18:17 | 23 Nëntor 2018
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot Këshillin e Përgjithshëm të partisë, ku është diskutuar një mori çështje, një prej të cilave zgjedhjet qendrore.

Pas këtij takimi, ka folur kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, raporton arbresh.info.

Ai ka thënë se Kosova meriton të qeveriset nga një qeveri normale, evropiane e cila nuk është e prirur që të krijojë çdo ditë lajme.

“Kosova meriton të qeveriset nga një qeveri normale, evropiane e cila nuk është e prirur që çdo ditë të krijojë lajme, por e cila punon me mendje racionale dhe është e përkushtuar që çdo ditë të lehtësojë jetën e qytetarëve dhe të hapë rrugën për integrime evropiane dhe euro-atlantike”, u shpreh Mustafa.

Sipas Lidhjes Demokratike institucionet e dala nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 nuk po bëjnë punën e tyre në interes të vendit dhe të forcimit dhe të konsolidimit të shtetit të Kosovës.

“Kuvendi është bërë jofunksional dhe qeveria e koalicionit qeverisës nuk përbën shumicën në Kuvend”, tha tutje kreu i LDK-së./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme