UPZ hap konkurs për 1224 studentë të rinj

09:47 | 4 Shtator 2015
Arbresh.info

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, në konkursin plotësues për vitin e parë të studimeve Bachelor, do të regjistrojë edhe 1224 studentë nga të cilët 216 studentë nga radhët e minoriteteve: turq dhe boshnjakë, romë, ashkali dhe egjiptian, kroat.

Sipas një njoftimi të drejtë konkurrimi kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë dhe posedojnë diplomëpër shkollimin e kryer.

“Në Universitet mund të pranohen edhe studentët nga shtetet tjera. Paraqitja e dokumenteve zgjat prej datës 03 .09.2015 deri më17.09.2015 ora 15:00 ndërsa provimi pranues do të mbahet më 21-22 .09.2015 duke filluar prej orës 9.00“, thuhet në njoftimin e këtij universiteti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme