Ramadani reagon ndaj mediave serbe: Forca e Sigurisë së Kosovës nuk ka shkuar në Veri

17:39 | 23 Nëntor 2018
Arbresh.info

Zëvendësministri në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka hedhur poshtë raportimet e disa mediave serbe se pjesëtarët e FSK-së kanë ndërmarrë veprime në Veri të Kosovës, duke i quajtur ato si spekulime dhe propagandë.

Ai ka thënë se FSK-ja respekton mandatin ligjor dhe kushtetues, ku përgjegjësitë reaguese në situata të tilla i takojnë Policisë dhe KFOR-it.

Postimi i plotë:

Janë veç spekulime dhe propagandë, FSK nuk ka shkuar në veri

Duke parë spekulime dhe propagandë të vazhdueshme të lidershipit dhe mediave në Serbi, sidomos nga dita e djeshme, e bëj të qartë për opinionin se Ministria dhe Forca e Sigurisë së Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë veprim dhe asnjë lëvizje në veri të Kosovës.

Përkundrazi, MFSK, gjegjësisht FSK vazhdon angazhimet e saj të rregullta dhe në normalitet.

Ne respektojmë mandatin ligjor dhe Kushtetutes, ku përgjegjësitë reaguese në situata të tilla i takojnë Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Asgjë të vërtetë nuk ka nga këto spekulime dhe kjo propagandë.

Kjo propagandë ka për qëllim t’i shërbejë qëllimeve politike të lidershipit në Serbi.

Mos bjerni pre e kësaj propagande!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme