4 gjerat qe duhet të bëni për çdo ditë në qoftë se doni të eliminoni celulitin

17:01 | 23 Nëntor 2018
Arbresh.info

Celuliti është një ndër temat më të diskutuara mes femrave, ndoshta sepse të gjitha e kemi, ndonëse shumë prej jush duan ose jo ta pranojnë një fakt të tillë, i cili fle në trupin e gjithë secilës prej nesh. Celuliti shfaqet nën lëkurë si pasojë e kontraktimit të indeve lidhëse të muskujve dhe është një problem estetik që prek kryesisht femrat, të cilat e vuajnë më shumti dhe janë gjithmonë në kërkim të trajtimeve të reja për ta eleminuar. Ne kemi diskutuar vazhdimisht për këtë temë dhe ju kemi rekomanduar pafund receta maskash e trajtimesh, por përpara se të provoni secilin prej tyre ndiqni 4 hapat e mëposhtëm:

 

  1. Pini shumë ujë: Në qoftë se bëni pjesë në radhët e njerëzve që pinë vetëm një gotë ujë në ditë, ndoshta duhet t’i shumëzoni me dhjetë nëse doni të shpëtoni nga celuliti. Uji eleminon toksinat që mblidhen nga qelizat dhjamore dhe përmirëson dukshëm funksionimin e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe atij limfatik, të cilët reduktojnë depozitat e yndyrës në trup.
  2. Nisni një dietë ushqimore të ekuilibruar: Përpara se të nisni trajtimin kundër celulitit duhet të ndryshoni regjimin ushqimor. Shtoni në shportën e konsumit sa më shumë fruta dhe perime të stinës, fruta të thata, mish të bardhë pule, peshk dhe drithëra integrale.
  3. Masazhoni lëkurën në të thatë: Celuliti, i njohur ndryshe si lëkura e portokallit, është një problem estetik që prek shumë femra si pasojë e akumulimit të qelizave dhjamore nën lëkurë. Drenazhi limfatik që realizon me anë të fërkimit mundëson qarkullimin e gjakut i cili konsiderohet edhe si një prej faktorëve që formon celulitin.
  4. Hiqni dorë nga pijet alkoolike dhe duhani: Edhe pse për këta dy faktorë flitet me pak, ata janë të lidhur drejtpërdrejtë me krijimin e celulitit. Në përmbajtjen e tyre gjenden përbërës toksikë që lejojnë veprimin e radikaleve të lira në trup dhe pengojnë oksigjenimin e lëkurës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme