Google ADS

Reagon kryetari i OEK për mungesën e rrymës, kërkon veprim emergjent nga KEDS-i

16:24 | 23 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi ka reaguar në lidhje me mungesën e furnizimit me energji elektrike.

Ai i është drejtuar menaxhmentit të KEDS-it me një letër, ku i ka kërkuar një sërë veprimesh emergjente, shkruan portali arbresh.info.

Tutje Rukiqi, siç ka shkruar nëse nuk ka asnjë veprim atëherë bizneset do të radikalizojë veprimet e tyre për të siguruar furnizim të rregull me energji elektrike.

Ky është shkrimi i tij pa ndërhyrje

Problemet me KEDS

Prej qe jam zgjedhur, nje nga problemet me fundamentale me te cilat ballafaqohen bizneset eshte energjia elektrike. Disa here kam tentuar qe te gjejme nje zgjidhje me KEDS-in per shume kerkesa individuale, por deri sot progresi eshte shume i vogel. Sot do t’i drejtohem me leter menaxhmentit te KEDS-it, per te kerkuar nje sere veprimesh emergjente te cilat jane kerkesa bazike te bizneseve, bazuar ne te drejtat e tyre themelore dhe qe kerkojne veprime emergjente nga KEDS-i. Nese nuk kemi asnje veprim, sic po ndodh deri tani, bizneset do te detyrohen te radikalizojne veprimet e tyre, per te siguruar qasje ne nje te drejte themelore, pra ne furnzim te rregullt me energji elektrike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme