Partia Serbe e Kosovës, lider i së cilës është Aleksandar Jabllanoviq, mirëpret veprimet e policisë që synojnë arrestimin e autorëve dhe vrasësve potencial të Oliver Ivanoviç.
“Ne i bëjmë thirrje organeve ekzekutive dhe gjyqësore të Kosovës që të veprojnë në çdo situatë dhe në çdo kohë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet, dhe të mos përdorin forcë kundër qytetarëve të zakonshëm dhe pronës së tyre,” thuhet në një komunikatë për medie të kësaj partie, shkruan abresh.info.
Jabllanoviq ju bënë thirrje serbëve të marrin lajmet me një rezervë të madhe, pavarësisht se kush janë ata, duke ruajtur qetësinë dhe të jenë të kujdesshëm.
“Ne i bëjmë thirrje Prishtinës dhe Serbisë të mos tërheqin asnjë lëvizje që mund të çojë në izolimin dhe eksodin e serbëve,” thuhet në komunikatë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...