Google ADS

Reagon edhe Kurz për taksën e rritur për 100 për qind

14:37 | 23 Nëntor 2018
arbresh.info

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, vendi i të cilit kryeson Bashkimin Evropian, ka shprehur shqetësimin rreth rritjes së tarifës për 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

“Më vjen keq që Kosova ka futur tarifa për produktet nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina,” ka thënë Kurz, shkruan arbresh.info.

Ai thotë se Austria mbështet bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.

“Austria mbështetet bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe në marrëveshjen rajonale të tregtisë së lirë CEFTA, nga e cila përfiton i gjithë rajoni. Ne duhet të prishim barrierat në vend të shpikjes së atyre të rejave,” deklaron Kurz./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme