Google ADS

Konfederata Evropiane e Boksit njofton për turneun “Adem Jashari”

14:24 | 23 Nëntor 2018
arbresh.info

Nga 23 deri më 26 nëntor 2018, në Mitrovicë (Kosovë), do të mbahet turneu ndërkombëtar i boksit  “Adem Jashari” për meshkujt e elitës, bënë të ditur Konfederata Evropiane e Boksit, shkruan arbresh.info.

Organizuar nga Federata e Boksit të Kosovës në Mitrovicë, turneu ka tani edicionin e 20-të.

“Pas lirisë së Kosovës, disa sportistë të boksit takohen dhe ju ka lindur ideja për të organizuar një turne boksi në datën 28 ​​nëntor, në ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari 1955 – 1998,” thuhet në njoftimin e Konfederatës.

Këtë vit 55 boksierë nga 13 vende: Bosnja, Bullgaria , Republika Çeke, Italia, Polonia, Rumania, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Kosova do të luftojnë për medaljet e arta të këtij turneu.

Edicioni i 20-të i këtij turneu është i vendosur për meshkujt, dhe salla “Minatori” do të jetë nikoqire në seancën e parë më 24 nëntor në orën 16:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme