Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, raporton arbresh.info.
“Diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe i sigurova se situata politike dhe e sigurisë në vend është e qetë,” bënë të ditur Haradinaj.
Sipas tij, Qeveria po i vazhdon agjendat shtetërore, duke garantuar funksionimin e ligjit e rendit, si dhe është e përkushtuar në ruajtjen e qetësisë publike dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Deklaratat për të ashtuquajturën krizë humanitare në Veri të vendit janë propaganda, të pavërteta dhe të papranueshme për realitetin në vend. Qytetarëve të vendit, pa dallim përkatësie etnike, nuk do ju mungojë asnjë produkt bazik ushqimor e mjekësor,” është shprehur Haradinaj.
Ai zotohet se vendimi për masën prej 100% për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina do të mbetet në fuqi deri në realizimin e objektivave të Qeverisë së Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Pse amerikanët nuk kanë lavatriçe në shtëpitë e tyre?
Lartësia e Everestit rritet çdo vit
Sa shpesh duhet të pastrohemi?
Gjermania ndalon shitjen e telefonave OnePlus
Sulmi raketor ndaj Izraelit, Irani në Këshillin e Sigurimit ...
Krasniqi i bindur se Hamza do të jetë kryeministër: PDK nuk ...