Sot Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar Raportin vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017.
Deputetja e NISMA’s Albulena Balaj-Halimaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës lidhur me këtë pikë të rendit të ditës ka kërkuar që të largohet pagesa prej 10 cent si obligim për të hyrë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ka thënë ajo.
Deputetja Balaj-Halimaj ka thënë se taksa prej 10 cent po bënë kategorizimin e qytetarëve dhe kërkoi nga menaxhmenti i Stacionit të Autobusëve të largohet menjëherë kjo pagesë e panevojshme.
“Kjo taksë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë po kategorizon qytetarët, ata që nuk kanë mundësi të bëjnë atë pagesë shtesë të panevojshme po presin rrugëve, ku edhe studentët paguajnë pavarësisht që i është premtuar të lirohen nga kjo pagesë, andaj mendoj që duhet të largohet menjëherë kjo pagesë e panevojshme, ka thënë deputetja Balaj-Halimaj.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...