Qytetarët serbë po protestojnë në fshatin Zhupë, afër Zubin Potokut, raporton arbresh.info.
Ata kanë bllokuar rrugën që qon drejt kësaj komune, duke kundërshtuar në këtë mënyrë rritjen e taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për produktet e Serbisë.
Serbët kanë protestuar edhe në veri të Mitrovicës, dhe Shtërpcë kundër këtyre masave.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, tha për arbresh.info se sot asnjë maunë serbe nuk ka qenë e pranishme në Pikë Kalimin kufitar në Merdare.
Një ditë më parë 20 maune janë kthyer në kufi, pasi nuk kanë dashur të paguajnë taksë./arbresh.info/
Goditet një laborator i drogës në Prishtinë, Sveçla thotë se...
Islami: E gjithë kjo iniciativë e Serbisë është luftë për do...
Vrasja në Aktash/ Paneli për Lirim me Kusht kishte vendosur ...
Hasani në OKB, pritet firmosja e marrëveshjeve për liberaliz...
Profesori serb: Politika e Millosheviqit është rikthyer në S...
Alarmi taktik i Kurtit për rrezikun e konflikteve nga Serbia