Thirrja e Ministrisë së Tregtisë, për largimin e produkteve me mbishkrimin “Kosova Metohia”, është duke u aplikuar me të madhe menjëherë pas vendimit të qeverisë lidhur me taksën mbrojtëse ndaj produkteve të Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës .
Nëpërmjet një njoftimi nga drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës, kryetari Bahtiri, është njoftuar më gjerësisht lidhur me këtë aksion, me ç’rast drejtori i Inspeksionit Hysni Ahmeti, bëri të ditur se në momentin që është marrë ky vendim drejtoria jonë , ka dal në teren dhe menjëherë kanë vepruar më qëllim të eliminimit të kësaj parregullsie duke ndaluar shitjen.
Ai bëri të ditur se deri më tani vlera e mallrave të ndaluara është arritur 30. 134.75 Euro, duke përfshirë këtu të gjitha subjektet ekonomike në territorin e Mitrovicës.
Në fjalën e tij kryetari Bahtiri, theksoj se vazhdon ta përkrah këtë aksion, me ç’rast bëri të ditur se komuna e Mitrovicës do të vazhdoj të mënjanoj të gjitha produktet që përmbajnë mbishkrime “Kosova Metohia” deri në eliminimin komplet të tyre, pasi që ato kanë emërtim të padenjë për vendin tonë, ka thënë ndër të tjerash kryetari Bahtiri. /arbresh.info/
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...